Testimi për administratën, kush nuk merr…pikë ikën nga puna

E gjithë administrata shtetërore do të kalojë në një testim dhe kush nuk kalon 51 pikët, do të humbasë vendin e punës. Testimit, sipas një kalendari kohor, do t’i nënshtrohen punonjësit në të gjithë nivelet e administratës publike.

Provimi i parë do të zhvillohet më 9 dhjetor. Punonjësit e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe të drejtorive të bujqësisë do të jenë të parët që do t’i nënshtrohen testimit me shkrim për përditësimin e njohurive.

Gjithashtu në testim do të kalojnë edhe punonjësit e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore dhe Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ankthit të provimit nuk do t’i shpëtojnë as punonjësit e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Inspektoriatit Shtetëror të Ujërave, Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?