Tetori rozë/Kanceri i gjirit, apeli: Bëni mamografinë

Tetori është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit. Lezha është zgjedhur këtë vit për të zhvilluar një aktivitet ndërgjegjësimi të popullatës kundër sëmundjes. Jo vetëm të gratë që e kanë fituar betejën me këtë sëmundje, por dhe familjarët e tyre japin mesazhe të rëndësishme.

Të pranishëm në ceremoni ndodhen ministrja Lindita Nikolla, përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri dhe ata të pushtetit vendor të Lezhës.
Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin vuri theksin tek nevoja e kontrollit dhe diagnostikimi i hershëm i sëmundjes.

“Ju lutemi që të bëni mamografinë çdo vit. Parandalimi i hershëm është shumë i rëndësishëm dhe do të thotë që të jetosh. Fatkeqësisht 50 përqind e rasteve në shqipëri diagnostikohen me vonesë. kjo është një sëmundje e plotësisht e kurueshme, por vetëm nëse kapet në fazat e hershme të saj”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla apeloi për kryerjen e mamografisë. “Ju lutem mësuese, bëjeni ju të parat mamografinë dhe ju lutemi flisni, jo vetëm me nxënëset tuaja, por edhe më mamatë e tyre. Kjo është beteja jonë dhe ne do ta fitojmë së bashku”, u shpreh Nikolla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?