Tetori surprizon me motin, sot temperaturat deri në 29 gradë

Dita e sotme dhe ditët e para të javës do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme dhe me temperature që do ta arrijnë deri në 30 gradë.

Sipas Meteoalb gjatë të dielës kthjellimet mbeten dominante në territor deri në orët e pasdites kur vranësira të përkohshme shfaqen në ekstremet Verilindore – Juglindore të vendit.

Mbrëmja dhe orët e natës do vijojnë me kthjellime në ultësirën perëndimore por vranësira të lehta do të ketë në ekstremin Verior dhe zonat kufitare Lindore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë, duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet mbi 29°C.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë edhe ditët e para të javës do të mbeten në temperaturat e larta 20-30°C.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?