Teza e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë u publikua 30 minuta pas nisjes, reagon Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar pas publikimit të tezës së provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Ministria e Arsimit dhe Sportit në postim thekson se publikimi i tezës së provimit të maturës së Gjuhës Shqipe dhe Letërsi, pas nisjes së provimit, nuk cenon aspak procesin dhe mbarëvajtjen e provimit të Maturës Shtetërore.

“Rreth 28 mijë maturantë, në 144 qendrat e provimeve në mbarë vendin vazhdojnë të zhvillojnë provimin e tyre në mënyrë të qetë dhe në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë të përcaktuara në rregulloren e Maturës Shtetërore.

MAS dhe institucionet arsimore mbeten të angazhuar për të siguruar një proces transparent dhe të drejtë për të gjithë maturantët, duke u kujdesur që çdo shqetësim i opinionit publik të trajtohet me seriozitetin e duhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të njëjtën kohë, Ministria thekson se institucionet arsimore kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e procesit të provimit dhe për të ruajtur integritetin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Suksese të gjithë maturantëve!

Falënderime çdo mësuesi, administratori dhe monitoruesi të angazhuar në këtë proces të rëndësishëm të provimeve të Maturës Shtetërore”, sipas reagimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?