Thirrja e Blendi Fevziut nga Gjiri i Shën Andreas

Nga Blendi Fevziu-

23 vjet më parë kur Susan Sontag vizitoi Shqipërinë, ende e cfilitur nga e shkuara komuniste, i tha shoqëruesit të saj shqiptar: ju nuk e doni vendin tuaj. Ndryshe nuk do ti hidhnit plehrat kudo, aq më shumë në këtë natyrë të bukur. Sot, kur turizmi po merr një rritje, për fatin tonë të keq, ky fenomen primitiv, skandaloz, vijon të na shoqërojë. Kjo video që shihni është bërë në kanionin e Gjirit të Shën Andreas. Pastërtia është detyrim komunal, por edhe edukatë familjare e shoqërore. Është karakteristike e një shoqërie e për fat të keq ende shoqëria jone është defiçitare. Nëse e doni vendin tuaj; nëse doni që të huajt ta vizitojmë këtë vend; nëse doni që fëmijet tuaj të jenë krenarë për të, mbajeni pastër.

SHKARKO APP