Thirrja nga i riu: Do u dërgojmë peticion ambasadave për monitorimin e protestave
Gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, një prej protestuesve njoftoi nisjen e një peticioni drejtuar ambasadave të huaja, me qëllim monitorimin e mënyrës se si policia po sillet ndaj protestuesve.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen nismës dhe të firmosin peticionin, ndërsa njoftoi edhe për platformën e re të krijuar nga grupi koordinator, me adresën “shqiperianukshitet.com”.
Sipas tij, nisma synon të ndërkombëtarizojë situatën dhe të informojë për zhvillimet gjatë protestave, veçanërisht për reagimin e forcave të policisë, të cilin protestuesit e konsiderojnë joproporcional.
Duke iu drejtuar qytetarëve dhe autoriteteve, ai deklaroi se grupi do ta vijojë aksionin deri në përmbushjen e kërkesave të tij, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë. “Jemi të vendosur dhe do ta çojmë këtë mision deri në fund”, u shpreh ai, duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e nismës.
KOHA JONË SONDAZH

