Thyen urdhrin për përfshirje në fushatë, ministrja e PD flet prerë: Ja çfarë i pret këta 44 punonjës

Ministrja e Financave Helga Vukaj, ka kërkuar marrjen e masave të menjëhershme për proçedimin disiplinor të 44 punonjësve të administratës për shkak të thyerjes së urdhërit të monitorimit dhe VKM 473, duke cënuar kështu standartin zgjedhor dhe mbajtjen larg të administratës nga keqpërdorimi politik.

Dokumentacioni u është përcjellë sot institucioneve përkatëse, më konkretisht: Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesve, Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë si dhe FAF sha.

Kërkesa e Ministrisë së Financave për procedimin displinor të këtyre punonjësve, erdhi pas inspektimeve intensive të grupeve të punës të cilat konstatuan se personat në fjalë nuk kanë qënë prezent në punë, mungesë e cila, gjatë monitorimit, nuk është përligjur me asnjë akt shkresor apo dokumentacion justifikues. Këto raste u përkasin inspektimeve të kryera që nga momenti i hyrjes në fuqi të VKM-së 473, dt. 01.06.2017 deri më datë 21.06.2017.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konstatimet e mësipërme janë raportuar nominalisht edhe pranë Task-Forcës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria e Financave u bën thirrje drejtuesve dhe punonjësve të institucioneve në varësi që të zbatojnë me korrektësi udhëzimet e VKM nr 473, në të kundërt do të përballen me përgjegjësi ligjore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?