TI – Korrupsioni nuk është problemi më i madh i shqiptarëve
Shqiptarët nuk e përceptojnë korrupsionin si problemin e tyre me të madh. Të paktën në këtë përfundim ka arritur Transparency International në raportin për 2016, ku vetëm 34 përqind e mendojnë se korrupsioni është një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet vendi ynë. Rezultatet e këtij viti kanë shënuar dy përqind ulje krahasuar me indeksin e 2015 për përceptimin e korruprionit të shqiptarëve. Kurse kur bëhet fjalë për Kosovën, shifrat janë më alarmante. 65 përqind e kosovarëve e shohin korrupsionin si problem që kërkon zgjidhje imediate.
34 përqind e shqiptarëve mendojnë se korrupsioni është një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet vendi ynë.
Në këtë përfundim ka arritur Transparency International në raportin e publikuar të martën më 16 nëntor, duke e radhitur Shqipërinë në vendin e 31.
Rezultatet e këtij viti kanë shënuar dy përqind ulje krahasuar me indeksin e 2015 për përceptimin e korrupsionit të shqiptarëve.
Kur bëhet fjalë për Kosovën, shifrat janë më alarmante. E radhitur në vendin e tretë pas Moldavisë dhe Spanjës, 65 përqind e kosovarëve e shohin korrupsionin si problem që kërkon zgjidhje imediate.
Por a po bëjnë sa duhet qeveritë për të luftuar korrupsionin?
Edhe pse një e treta e europianëve besojnë se zyrtarët e tyre të qeverisë dhe ligjvënësit janë shumë të korruptuar dhe qeveritë e tyre nuk po bëjnë sa duhet për të ndaluar korrupsionin, shqiptarët kanë më shumë besim tek qeveria e tyre.
Vendi ynë është radhitur ndër vendet e fundit, në pozicionin e 36, ku vetëm 38 përqind besojnë se qeveria nuk e lufton korrupsionin, duke lënë pas jo vetëm vendet fqinje e ballkanike, por edhe Francën, Italinë e Rusinë.
Në këtë pikë Kosova është radhitur më vendin e 10, ku 67 përqind e banorëve mendojnë se zyrtarët qeveritarë nuk po e luftojnë fenomenin e korrupsionit.
Në vendin e parë qëndron Ukraina, ku 86 për qind e qytetarëve mendojnë se qeveria nuk po lufton korrupsionin, më pas vjen Moldavia me 84 përqind, Bosnja dhe Hercegovina 82 përqind dhe Spanja me 80 përqind.
Ndërkohë në nivelin e mitëmarrjes, sipas hartës konfiguruese të paraqitur në raport, Shqipëria paraqitet me ngjyrë të verdhë, që përcakton shqetësim mesatar me 34 përqind.
Sa i përket perceptimit për korrupsionin në radhët e deputetëve, vendi ynë radhitet në vendin e tretë, ku 55 përqind e popullatës mendon se ligjvënësit tanë janë të korruptuar, kurse në Kosovë 47 përqind.
Për hartimin e këtij raporti, Transparency International ka anketuar 60.000 qytetarë në 42 vende në Europë dhe në Azinë Qendrore.

