Tirana do të financojë rikonstruksionin e shkollës “Dituria” në Preshevë

Tirana do të rindërtojë shkollën “Dituria” në Komunën e Preshevës.

Lajmin e dha kryebashkiaku Veliaj teksa mori titullin “Qytetar Nderi” nga qyteti i Preshevës.

E pranoj me shumë përulësi këtë nderim të madh! Nga nesër do të zgjohem çdo ditë duke thënë jo vetëm çfarë do të bëj për Tiranën, ku jam zgjedhur të drejtoj, por se çfarë do të bëj edhe për Preshevën, qytetin që më ka nderuar si qytetarin më të ri të saj. Ju falenderoj nga zemra! E vlerësoj jashtë mase. Më keni prekur shumë! Ju dua shumë dhe do të vazhdoj të jem miku juaj, mbështetësi juaj dhe të ruaj një dashuri të madhe për Preshevën. Ne do të financojmë shkollën ‘Dituria’, sepse është një kërkesë për arsim, për dije, në një shkollë shqipe që është themeluar në 1920-ën, pikërisht në vitin kur Tirana u shpall Kryeqytet. Ndaj, do të ishte nder për Këshillin tonë Bashkiak që, këtë kërkesë të kryetarit të Komunës së Preshevës, ta miratojmë dhe të sigurohemi që shkolla ‘Dituria’ të rikonstruktohet dhe të kthehet në një bazë të dijes”, tha Veliaj.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi gjatë fjalës së tij tha:

Erioni përfaqëson një model të ri të ideve të udhëheqjes dhe të lidershipit, që është një shembull për të gjithë të rinjtë kudo ku ata janë, veçanërisht në komunën e Preshevës. Qytetarët e Luginës së Preshevës të nderojnë ty sot, Erion, nderojnë Bashkinë e Tiranës, e nderojnë shtetin shqiptar dhe e bëjnë me respekt të plotë, me nder të madh, por ama edhe me shumë dashuri,” u shpreh Arifi.

SHKARKO APP