Tirana-Partizani, në “Selman Stërmasi” ikin dritat (VIDEO)
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=jeCGwOZYfLQ” width=”560″ height=”315″]
Derbi i Tiranës, mes skuadrës bardheblu dhe “të kuqve” të Partizanit është ndërprerë në minutën e 63-të për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në stadium.
Në fakt, vet stadiumi ka drita, e kjo vërehet në faktin që futbollistët e të dyja skuadrave iu drejtuan menjëherë dhomave të zhveshjes, por pa energji duket se kanë mbetur kullat e ndriçimit.
Gjithsesi, “Selman Stërmasi” ka dhuruar një spektakël nga shkallët e stadiumit, të cilat u ndriçuan të gjitha nga blicet e aparatëve celularë të tifozëve të pranishëm, ndërkohë që në fushën e lojës gjithçka mes Tiranës dhe Partizanit ishte në barazim pa gola.
Nuk dihet ende nëse është marrë ndonjë vendim për vijimin e mëtejshëm të kësaj ndeshjeje, apo shtyrjen e saj, nëse do të vazhdojë të mungojë energjia elektrike.

