Tiranë/ 20-vjeçari ndjek gruan natën dhe e përdhunon Brenda shtëpisë së saj
Një i ri nga Tirana ka rënë në prangat e policisë, pas denoncimit të bërë në Komisariatin nr.1 nga një 37-vjeçare, e cila e akuzon për “marrëdhënie seksuale me dhunë”.
Gruaja me inicialet L.R në kallëzimin e saj pretendon se 20-vjeçari, pas njohjes në një bar, e ka ndjekur deri në banesën e saj, dhe më pas duke ushtruar dhunë ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa pëlqimin e saj.
“Shtetasi F.A., 20 vjeç, banues në Tiranë, është ndaluar nga policia pasi dyshohet se më datë 09.12.2016, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, pa pëlqimin e shtetases L. R., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila është paraqitur më datë 16.12.2016, tek Komisariati i Policisë Nr 1 dhe ka bërë kallëzim ndaj shtetasit të arrestuar, ku pretendohet se pas njohjes në një bar, ky shtetas e ka ndjekur deri në banesën e saj dhe më pas duke ushtruar dhunë ka kryer marrëdhënie seksuale me të”, thuhet në njoftimine policisë.
Sakaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

