Tiranë, babai godet me thikë të birin
Një sherr në familje gati sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Mbrëmjen e sotme rreth orës 20:35 në rrugën “Behlul Hatibi” në Tiranë, 57 vjeçari Bujar Çika ka qëlluar me thikë djalin e tij 20 vjeç.
Policia thotë se në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Sipas uniformave blu shkak është bërë një konflikti për motive të dobëta në banesën e tyre.
Në pranga është vënë 57-vjeçari ndërsa i biri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

