Tiranë, bie në humnerë makina me 4 persona, nuk ka të vdekur

Katër persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident në Qafë Priskë, pasi makina me të cilën po udhëtonin ka rënë në humnerë.

Sipas të dhënave të para, makina ka rënë në 30 metra në humnerë, ndërsa shoferi dhe pasagjerët janë plagosur.

Zjarrfikësja dhe policia po punojnë për të nxjerrë të plagosurit nga humnera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga të dhënat e para, shkak i aksidentit mendohet se ka qenë shpejtësia e lëvizjes dhe mosnjohja e terrenit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklarata e policisë

Më datë 27.11.2016, ora 19:20, në vijim të paraprakes së dhënë në lidhje me aksidentin e ndodhur në Qafë Priskë, mjeti tip “Volksvagen”, me targë TR0642P, me drejtues shtetasin J. S, 28 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rruge, duke rënë në humnerë, ku për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili po dërgohet në spital me ambulancë, ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe 3 pasagjerët e mjetit, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta, jashtë rrezikut për jetën. Terreni ishte vështirë dhe dalja nga mjeti e drejtuesit është bërë me ndërhyrjen e zjarrëfikses. Po kryen veprimet.

Vijon…..

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?