Tiranë, çerdhet në punë deri më datë 30 dhjetor

Të gjithë prindërit që janë në punë edhe gjatë ditëve të festave te fundvitit nuk duhet të shqetësohen për fëmijët pasi çerdhet dhe kopështet publike do të qëndrojnë të hapura deri në datën 30 dhjetor në orën 17:30 dhe do të rihapen kur të nisë punë administrata.

Beqiri: Të gjitha çerdhet ashtu edhe kopshtet në Bashkinë e Tiranës do të jenë të hapura deri më datë 30 që korrespondon me ditën e premte të fundjavës që vjen. Orari do të jetë normalisht. Çerdhet hapen në orën 6 e gjysmë të mëngjesit deri në orën 17:30 dhe kopshtet nga ora 7 e mëngjesit deri në 5 pasdite.

Drejtorja e çerdheve dhe kopshteve në Bashkinë e Tiranës Zhaneta Beqiri sqaron për Ora News se edhe në këto ditë shërbimi për më të vegjlit nuk do të mungojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Beqiri: Shërbimi gjatë këtyre ditëve do të jetë i njëjti shërbim si gjatë vitit, me të të njëjtat standarde. Kur them me të njëjtën standarde, do të thotë raporti edukatore fëmijë, që do të thotë do të punohet me të njëjtën edukatore si në kopsht dhe çerdhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pragu i festave ka sjellë në të gjitha këto institucione arsimore festa të ndryshme të organizuara për pothuajse çdo ditë.

Beqiri: Të gjitha çerdhet janë arreduar që në datë 6 dhjetor.

Të gjitha çerdhet në kryeqytet janë rikonstruktuar falë nismës së bashkisë “Adopto një çerdhe” duke ofruar kushte më të mira për të gjithë fëmijët.

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?