Tiranë, dhëndri plagos gruan, vjehrrën, vjehrrin dhe kunatën
Katër të plagosur… Ky është bilanci i një grindjeje në familje, në zonën e Unazës së Re, në Tiranë. Sipas informacioneve nga policia mësohet se dhëndëri ka plagosur me thikë katër persona: bashkëshorten, vjehrrin, vjehrrën dhe kunatën.
Të plagosurit po transportohen drejt Spitalit Ushtarak dhe ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, raporton Klan. Paraprakisht dyshohet se shkak i konfliktit të jetë bërë një zënkë mes çiftit për shkak të divorcit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 21.12.2016, rreth orës 20:30, në Unazë të Re, shtetasi M. L., ish-dhëndri i familjes, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete prerëse, ish vjehrrin P. K., ish vjehrrën Q. K. dhe ish kunatin A. K. të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i këtij konflikti është çështja e divorcit. Punohet për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

