Tiranë/ Mbidozë heroine, i riu gjendet i vdekur

Një i ri është gjetur i pajetë një ditë më parë në kryeqytet, pasi sipas hetimeve, kishte marrë mbidozë heroine.

Sipas të dhënave zyrtare që jep Policia, A.T., 32 vjeç, është gjetur i vdekur në një ndërtesë të braktisur në rrugën “Llambi Bonata”, në zonën e Kombinatit, ku edhe banonte.

Të njëjtat burime shtojnë se ai rezultonte përdorues i lëndës narkotike të llojit heroinë prej shume vitesh. Grupi hetimor, pranë kufomës gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 shiringa me age të freskëta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga veprimet rezultoi se, vdekja dyshohet se është shkaktuar nga overdoza e heroinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, njofton Policia.

Përdorimi i drogës është një fenomen që sipas statistikave zyrtare, prek një pjesë të konsiderueshme të rinisë shqiptare.

Në të gjithë Shqipërinë, numri i personave që marrin trajtim për varësinë nga drogat llogaritet 800, prej të cilëve 719 marrin trajtim për varësinë nga heroina, sipas të dhënave të fundit nga qendra jo-fitimprurëse Aksion Plus. Ndërsa drejtuesit e OJF-së tregojnë se trendi i përdoruesve ka qenë në rritje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?