Tiranë/Mijëra qytetarë vërshojnë në rrugët dhe sheshet, ja si e festuan “Ditën e Verës”

Tirana ka lënë pas pamjet e dhunës së protestës së djeshme dhe sikur asgjë mos të kishte ndodhur mijëra qytetarë kanë dalë sot në rrugët dhe sheshet e Tiranës për të festuar “Ditën e Verës”. Të favorizuar edhe nga koha e ngrohtë qytetar të të gjitha moshave, nga fëmijët e deri tek të moshuarit kanë vërshuar në Sheshin “Skënderbej”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” apo në kodrat e Liqenit Artificial, ku i janë gëzuar aktiviteteve të shumta festive të organizuara nga Bashkia Tiranë. Fotot e mëposhtme tregojnë më së miri masivititetin e kësaj feste dhe janë padyshim pamja e më e mirë e Tiranës qytetare dhe të harshme.

Vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke folur sot me rastin e kësaj dite u shpreh se sot në rrugët e Tiranës kishte tre herë më shumë pjesëmarrje se sa në protestën e opozitës, çka sipas tij tregon më së miri se shumica e qytetit do zhvillimin dhe refuzon shkatërimin.

“Ne nuk kemi askujt kujt ti tregojmë forcën, për sa kohë që ne jemi të fortë në shpirt, ne zemër, fakti që sot jemi 3 fish i ekskursionit të djeshëm na bën që të ndihemi më të vendosur për të vazhduar rrugën që kemi nisur. Tirana do të ecë përpara. E përbuz dhunën. Unë me të tilla gjëra që shkatërrojnë të ardhmen e fëmijëve të mi, nuk bashkohem. Ndaj unë jam i bindur që socialist dh demokratë duan një Tiranë që ecën përpara. Sot nuk jemi të ndarë mes partive, sot jemi të ndarë mes një pakice që bën ekskursionet e dhunë dhe një shumice përtej bindjeve, që e do jetën e do Tiranën dhe e do progresin”, tha ai

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkia e Tiranës ka organizuar më shumë se 50 aktivitete të ndryshme festive me rastin e Ditës së Verës. Prej orës 9:00 të mëngjesit e deri në mesnatë, të gjithë qytetarët, e sidomos fëmijët, do të mund të kalojnë një ditë të paharruar, duke shijuar aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranës, por edhe duke u bërë pjesë e tyre. Aktivitetet do të jenë të shtrira në zona të ndryshme të kryeqytetit, për t’iu mundësuar qytetarëve sa më shumë lojëra, argëtim dhe hapësira festive.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?