Tiranë, përndjek ish-të dashurën, e torturon për 3 orë në një banesë
Policia e Tiranës ka arrestuar një shkodran të dënuar më parë në Itali, i cili ka përndjekur ish të dashurën dhe e ka mbajtur pa dëshirë në një banesë në kryeqytet për disa orë edhe duke e dhunuar.
Ky shtetas, tek “Kodra e Diellit”, ka përndjekur dhe mbajtur pa dëshirë, në një banesë, për më shumë se 3 orë, duke i ushtruar dhe dhunë fizike ish të dashurës, shtetases M.T., 27 vjeçe.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Përndjekja” dhe “Trafikimi i personave të rritur”, parashikuar nga nenet 121/a dhe 110/2 të Kodit Penal.

