Tiranë/ Prostituta e mitur: Seksin e bënim me deshirë, në lokal vinin njerëz VIP

Dy prej vajzave të punësuara si balerina në një “Night Club” në Tiranë kanë dëshmuar për policinë se si u kthyen në prostituta brenda ambientit ku kishin shkuar për punë. Burime thonë se vajzat kanë pranuar ofertën për të punuar në lokalin e natës për shkak të vështirësive ekonomike, ndërsa shfrytëzimin për prostitucion e kanë cilësuar si diçka që e bënin me dëshirë.

Burimet nga policia thonë se klubi ku vajzat punonin kishte një frekuentim të lartë, madje edhe nga persona të njohur.

Të njëjtat burime thonë se nën praninë e psikologes është marrë edhe dëshmia e më të voglës prej tyre 16-vjeçares nga Durrësi e cila dyshohet se shfrytëzohej pa dëshirën e saj. Policia thotë se ajo detyrohej të ushtronte prostitucion pas kërcënimeve të pronarëve të klubit të natës, i cili e ka sjellë nga Durrësi në Tiranë duke e mashtruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burimet nga policia thanë se klubi ku vajzat punonin ka një frekuentim të lartë, madje edhe nga persona të njohur.
Fillimisht ai e ka punësuar atë si balerinë dhe më pas ka filluar ta shfrytëzojë për prostitucion, kundrejt përfitimit të shumave të mëdha të parave. Tashmë, 16-vjeçarja me inicialet M. D është dërguar pranë familjes së saj.
ARRESTIMET
Night Club i Tiranës që kthyer në strofkullën e prostitucionit u zbulua dje nga policia, ku u arrestuan dy meshkuj që merreshin me rekrutimin e balerinave për t’i kthyer më pas në prostitua.
Nga kontrolli i ushtruar në Night Club u konstatuan 3 vajza të cilat ishin punësuar si balerina.
Njëra prej tyre, M. D, 16 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet të jetë rekrutuar nga shtetasi Xhonatan Terpollari që prej muajit Korrik të këtij viti dhe shfrytëzohej për prostitucion duke i siguruar klientët në ambientin e clubi dhe Florian Bregun, 36 vjeç.
Terpollari i rekrutonte vajzat, ndërsa aksionari i clubit Florian Bregu dhe ortaku i tij negocionin që ato të prostituonin në këmbim të pagesës. Mapo

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?