Tiranë, shërohet 80-vjeçarja me koronavirus

Nga Spitali Inektiv ku ndodhen pacientët me koronavorus sot vjen një lajm i mirë. Një e moshuar 80-vjecare është shëruar duke fituar betejën e saj me COVID-19. Nënë Haxhireja nga Durrësi ka dalë negative në testin e kryer pasi qëndroi për trajtim në spital.
Një foto e saj pranë mjekëve të Spitalit Infektiv teksa të tre bëjnë shenjën domethënëse me gisht: Ia dolëm, është shpërndarë nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrirliu.
Numri i të shëruarve nga COVID-19 në Shqipëri, shkon kështu në 41, nga të cilët 8 janë personel mjekësor.
Shqipëria shënon 10 viktima nga koronavirusi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?