Tiranë, zjarri në një pallat i shkakton vdekjen 55 vjeçarit
Aktualitet E Shtunë, 8 Maj 2021 05:50
Një person ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme si pasojë e një zjarri që ra në një apartament pranë urës së “Tabakëve” në Tiranë.
Viktima është një 55 vjeçar, i cili u asfiksua si pasojë e rënies së zjarrit në katin e tretë të një pallati. Viktima është gjetur i shkrumbuar në banesë.
Policia ende nuk ka dhënë sqarime zyrtare për rastin, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

