FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tjetër aksident ajror, rrëzohet avioni në Australi, dy të vdekur

Dy persona kanë vdekur gjatë një aksidenti ajror në brigjet lindore të Australisë në veri të Sidneit ku një avion u rrëzua.

Policia në shtetin e Uellsit të Ri Jugor (NSW) tha në një deklaratë të shtunën mbrëma se shërbimet e urgjencës u thirrën pasi u raportua për një përplasje pranë qytetit Nambucca Heads, afërsisht 400 km në veri të Sidneit.
“Piloti dhe pasagjeri i avionit vdiqën në vendngjarje dhe ende nuk janë identifikuar zyrtarisht”, tha Policia e NSW, sipas medias së huaj.

Korporata Australiane e Transmetimeve (ABC) raportoi se rrënojat u gjetën rreth 1.5 km larg bregut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e NSW tha se ka filluar një hetim për rrethanat e incidentit, me ndihmën e Byrosë Australiane të Sigurisë së Transportit (ATSB).

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?