Tjetër treg fruta-perimesh do të ndryshojë (FOTO)

Brenda vitit të ardhshëm Tirana do të ketë një rrjet modern tregjesh publik të fruta-perimeve, për t’i dhënë fund shitjes së produkteve në rrugë. Sot kanë nisur punimet për rindërtimin e tregut të fruta-perimeve në rrugën Mine Peza, për t’i dhënë fund fenomenit të shitjes produkteve ushqimore në rrugë. Ky është tregu i tretë që po rindërtohet.

“Në shumë pak kohë mbaruam tregun në Njësinë 2, pas Pazarit të Ri, filluam tregun në njësinë 5, do të vijojmë me tregun në Njësinë 8. Deri në fund të vitit tjetër, do kemi përfunduar të 24 njësitë me tregje moderne, për t’u ndarë njëherë e mirë nga eksperienca 100 vjeçare e shitjes në rrugët e Tiranës. Kjo është një betejë që ende s’e kemi fituar, por jam i vendosur që ta fitojmë”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Punimet për rehabilitimin e Tregut “Mine Peza” përfshijnë ndërhyrjen totale në këtë treg, i cili zë një sipërfaqe 400 m2 dhe ku ka mundësi tregtimi në 51 tavolina. Tregu do të mbulohet totalisht, ndërsa do të pajiset me ndriçim përkatës për çdo tezgë. Gjithashtu, do të krijohen edhe kushtet higjeno-sanitare që do t’u shërbejnë tregtarëve përgjatë përditshmërisë së tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?