Tjetërsim pronash. SPAK dërgon për gjykim 17 persona
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka dërguar për gjykim 17 zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, të cilët akuzohen për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Në njoftimin e SPAK bëhet e ditur se Gjatë hetimeve të kryera në lidhje me këtë procedim penal, kanë rezultuar të dhëna që shtetasit B. Hyka, I. Ahmetaj, G. Bazha, G. Canaj, A.Burri, N. Bablusha, P. At Nikolla, I. Cico, F. Demiraj, Sh. Bakia, B. Halili etj., janë përfshirë në veprime të kundërligjshme.

