Tmerr në Bulqizë, dhëndri i dhunshëm rreh barbarisht vjehrrin në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë ku një 32-vjeçar ka dhunuar nusen e më pas ka dhunuar edhe vjehrrin e tij, i cili ka shkuar në ndihmë të vajzë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se shtetasi Ismet Hoxha, 62 vjeç, banues në njësinë administrative Fushë-Bulqizë, është dhunuar nga Halit Gjurra.

Pas disa rastesh dhune ekstreme deri në kërcënimet për jetë ndaj vajzës, vjehrri (babai i vajzës) ka vendosur bashkë me të shoqen të marrin vajzën e dhunuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime të Policisë së Bulqizës thanë se sapo ka mësuar lajmin se vjehrri ndodhej në shtëpinë e tij për të marrë me vete vajzën, 32-vjeçari Gjurra ka hyrë në banesë dhe ka debatuar ashpër me të.

Swiss Digital Mobile Reklama

Konflikti ka precipituar derisa ai ka nisur të dhunojë barbarisht edhe vjehrrin.

Kanë qenë fqinjët që kanë dëgjuar britmat dhe zhurmën në shtëpinë e Gjurrës, të cilët u alarmuan dhe kanë njoftuar menjëherë policinë e cila ka vënë në pranga 32-vjeçarin. /albeu.com/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?