Tmerr në Durrës, e mitura përdhunohet në hotel nga 32-vjeçari

E rëndë ajo që ka ndodhur në Durrës. Një vajzë e mitur vetëm 13-vjeçe ka përjetuar tmerr, pasi është abuzuar seksualisht në një hotel nga një 32-vjeçar. Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes së rëndë, Alfred Tereziu, banues në Tiranë.

Tereziu dyshohet se në një hotel ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur ,13-vjeçe, banuese në Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me te mitur” parashikuar në nenin 100 të Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, qyteti bregdetar është tronditur edhe pak ditë më parë nga një tjetër ngjarje e ngjashme, ku një shtetase ukrainase ra pre e abuzimit seksual.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?