Tmerr nga vullkani në Japoni

Një vullkan në Japoni ka shpërthyer për herë të parë në gjashtë vite dhe ka shpërndarë hi në qytetet dhe qytezat e afërta. Transmetuesi japonez TBS ka publikuar pamje ku studentët e shkollave të mesme shihen duke mbajtur maska dhe helmeta rrugës për në shkollë në fund të vullkanit Shinmoedake. Banorët kanë thënë se kanë dëgjuar gjëmime të vullkanit dhe se hiri i tij ka rënë në të paktën katër qytete dhe qyteza në prefekturën Miyazaki, transmeton Express.

Dje, një shtëllungë hiri është ngritur 1.700 metra nga karteri, ka thënë Agjencia Meteorologjike e Japonisë. Vullkani nisi të shpërthejë të mërkurën për herë të parë në gjashtë vite. Kjo agjenci e ka ngritur alarmin vullkanik në nivelin 3 në një shkallë prej 5. Niveli 3 i paralajmëron njerëzit të mos i afrohen vullkanit.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/shperthen-vullkani-shperndan-hi-ne-4-qytete-446504/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?