Tmerri në kampet e azilit, i riu: Flinim në stola, aty më lindi dhe djali

Një i ri nga Tepelena ka vendosur të rrëfejë sot për herë të parë tmerrin, siç thotë ai që ka përjetuar në kampin e azilantëve në Gjermani.

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në “News 24”, Gentian Sulejmani tregon se si ka kaluar netët nëpër stola bashkë me bashkëshorten, deri në momentin që vjen në jetë i biri Frenki, për të cilin ka nisur një betejë të gjatë gjyqësore që përfundoi me kthimin e tij në Shqipëri.

Ndonëse ka trokitur në të gjitha ambasadat, Sulejmani thotë se i biri rezulton ende i paregjistruar dhe nuk mund të bëjë dot asnjë vaksinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pse vendosët të largoheshit?

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëshira për një jetë më të mirë, për të mundësuar më shumë të ardhura, për të lindur fëmijën në Gjermani, pasi nusja ishte shtatzënë. Dhe u nisëm. Një i afërm i nuses kishte shkuar më parë aty.

Nuk ju mjaftonin të ardhurat?

Nuk është se nuk na mjaftonin. Por pas ndarjes nga jeta të babait tim nuk ishim aq të ardhura si më parë. Edhe ardhja ne jetë e një fëmije kërkon disa mundësi më shumë. Pavarësisht se qarkullonin lajme se po kthenin azilantët nga Gjermania, ne vendosëm të mos ktheheshim. Për të shkuar në Frankfurt duhet 300 euro bileta për person.

Unë 1200 euro kisha gjithsej me vete. Edhe ato i mora me kredi, edhe akoma paguaj kredinë. Në fillim shkuam në Mynih. Na kanë mbajtur në një kontejner fillimisht, ku mbaheshin personat e sapoardhur. Shkova në një zyrë ku jepeshin informacionet e përgjithshme. Qëndruam një natë aty, na dhanë ushqim veshje. Ditën tjetër shkuam në kamp. Aty ishte mirë. Nuk mund të ankohem. Kishte dhe shqiptarë. Pastaj na transportuan në Dortmund. Me vështirësi kam gjetur trenin. Kemi qëndruar 10 orë në këmbë përgjatë udhëtimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?