“Toka Jonë”/ Shqiptarët shfrytëzonin 20 vajza në rrugët e Milanos, fitimi marramendës në një javë
Policia italiane jep sot detaje të reja për mënyrën se si funksiononte linja e trafikut të drogës dhe prostitucionit Shqipëri-Itali-Holandë dhe si i shfrytëzonin vajzat kryesisht në Europa Lindore nëpër rrugët e Milanos. Ata detyronin me forcë vajza moldave, ukrainase dhe rumune të prostituonin në rrugë, ndërsa fitimi që kishin nga prostitucioni vetëm në një javë ishte marramendës, siç thotë edhe shefi i policisë, Lorenzo Bucossi.
“Nëse 1500 euro në javë iu duken pak, mjafton ta shumëzoni këtë shumë për 20 vajza që detyronin të dilnin në rrugë”, – thotë shefi i policisë, Lorenzo Bucossi.
Ky është realiteti, ndonëse i hidhur që u zbulua pas një hetimi gati 1 vjeçar, ku në pranga ranë 14 shqiptarë. Paratë e fituara në rrugët e zonave të njohura si Vigevanese, Abbiategrasso, Binasco, ata i investonin në blerjen e kokainës.
“Cdo njëra prej tyre fitonte 1500 euro në javë, 12 mijë euro në muaj. Këto para investoheshin më pas në trafikun e kokainës, e cila transportohej me makinë nga Holanda”,- sqarojnë mediat italiane.
Gjatë operacionit “Toka Jonë” policia sekuestroi edhe 7 kg kokainë, prej tyre 1 kg e gjysmë ishte fshehur brenda orizit në një apartament në rrugën Scrivia, në banesën e njërit prej të arrestuarve.
Pjesë e këtij grupi janë edhe dy shqiptarë të arrestuar në mars të 2015-ës që u kapën me drogë në banesë. Grupi njihej nga policia edhe për episode të dhunshme. Ata ishin përfshirë në një shkëmbimin zjarri me një bandë tjetër shqiptare në zonën e Lorenteggios.
/BW

