Tonin Uldedaj: Gëzuar Pashkët. Krishti ishte dhe asht kundër matrapazëve të votës

Kandidati për deputet i Bindjes Demokratike në qarkun e Shkodrës, Tonin Uldedaj ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për Pashkën. Përmes një postimi në facebook, Uldedaj ka bërë një urim të veçantë ku shkruan se dita e Ringjalljes së Jezu Krishtiti është më e përshtatshmja për të dhënë mesazhin e ripërtëritjes dhe shpresës, për të përqafuar nevojën për dashurio dhe mirëkuptim si dhe për të angazhuar veten dhe të tjerët për një Shkodër dhe Shqipëri më të mirë.

Urimi i plotë

Gëzuar Pashkët. Dita e Ngjalljes së Krishtit asht: ma e përshtatshmja për me dhanë mesazhin e Ripërtëritjes dhe të Shpresës, ma kuptimplotja për me përqafu nevojën për dashuri dhe mirëkuptim, ma e rëndësishmja për me angazhu veten dhe të tjerët për një Shkodër dhe Shqipëri ma të mirë.

Na duhet ngrohtësia hyjnore e kësaj dite për me shku përtej ndarjeve dhe për të themelu një kod, dhanë një besë e përqafu një alternativë.

Krishti ishte dhe asht kundër pushtuesve të Tempullit, matrapazëve (edhe të votës sot!) dhe rrenacakëve. Kundër tyre le të jemi edhe ne. Me shnet Pashka dhe paçi gëzim në familjet tuaja!

SHKARKO APP