Trafik droge drejt Maqedonisë, arrestohen 5 persona
Policia ka vënë në pranga 5 persona në kufirin e Qadë-Thanës, të cilët raportohet se trafikonin drogë drejt Maqedonisë.
Në kuadër të operacionit të përbashkët ‘SELEC’, në zonën e kontrollit në tokën maqedonase, në një makinë tip Volvo me targa AA 484 IR që drejtohej nga Arben Bashllari 53 vjeç, u gjetën 15 kg kanabis sativa.
53-vjeçari nga Pogradeci u arrestua në flagrancë, i cili dyshohet se shoqërohej edhe nga tre persona të tjerë që udhëtonin me një makinë tjetër.
Konkretisht, Revio Capo, Ervis Dushi dhe vëllezërit Erand e Ernik Malo ndodheshin në makinën tjetër Mercedes-Benz me targa AA 584 MZ të cilët gjithashtu po tentonin të kalonin drejt Maqedonisë. Nga verifikimi i dokumenteve të tyre, ata u depërtuan drejt tokës shqiptare dhe nuk u lejuan që të kalonin.
Pas depërtimit të tyre, policia shqiptare kontrolloi banesat e tyre dhe në apartamentin e vëllezërve Malo u gjetën 10 kg kanabis dhe 1 automatik me 27 fishekë. Të katërt persona u arrestuan për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike.
Ata dyshohet se do të trafikonin drogën drejt Maqedonisë së bashku me Arben Bashllarin, i cili u prangos pala maqedonase.

