Trafik droge drejt Turqisë, kapen 23 kg kanabis në Kapshticë; dy në pranga
Policia Kufitare e Kapshticës, ka sekuestruar një sasi prej 23 kg kanabis sativa, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy persona, njëri prej të cilëve një femër.
Në pranga kanë rënë shtetasit Besim Zenuni, 55 vjeç dhe Ermira Elezi, 25 vjeçe, banues në Tiranë.
Lënda narkotike u gjet në automjetin tip “Peugeot” në dalje nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Policia sqaron se mjeti është në pronësi të 55 vjeçarit.
“Nga shërbimet e Policisë Kufitare, automjeti me të cilin ata udhëtonin është përzgjedhur në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm. Gjatë kryerjes të këtyre procedurave, në kabinën e mjetit, (sediljet e pasme dhe të përparme), brenda gomës rezervë si edhe në pjesën e shasisë, u konstatuan të fshehura e u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 34 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 23 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva”, – thuhet në komunikatë e policis.
Sipas burimeve policore, dy shtetasit e lartpërmendur, kishin si destinacion shtetin turk. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

