Trafik droge me komardare drejt Greqisë, 10 vite burg të rinjve
Tentuan të trafikonin drogë me dyshek uji drejt Greqisë nga Ksamili, gjykata dënon me 9.8 vite burg dy të rinjtë nga Saranda, Redon Koni e Marjo Mata.
Ata u arrestuan në shkurt të këtij viti nga policia kufitare në det në vendin e quajtur “Gjiri i Fikut”, teksa me një dyshek të improvizuar po trafikonin 1.8 kg kanabis.
Ata kanë pranuar gjykimin e shkurtuar dhe nga kjo kanë përfituar ulje dënimi me 1/3 nga pretence e kërkuar nga prokuroria.
Me 4 vite është dënuar Koni dhe me 4.8 vite Mata, të cilët sipas prokurorisë u gjetën fajtorë për akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.
/shqiptarja.com

