Trafikanët dhe ”rruga e re” e shqiptarëve drejt Britanisë

Mediat dhe autoritetet britanike, prej kohësh kanë ngritur alarmin për shqiptarët dhe tentavitat e tyre për tu emigruar në Britani. Së fundmi, policia e Uellsit gjatë një operacioni arrestoi pjesëtarë të dyshuar të një rrjeti të organizuar kriminal që merrej me trafikimin e qenieve njerëzore në Britani.

Arrestimet janë bërë në qytetin Newport të Uellsit, ku një 32-vjeçar shqiptar dhe një grua 66-vjeçare janë arrestuar, ndërkohë që një bashkëpunëtor i tyre 27-vjeçar është arrestuar në jug të Londrës.

Ky rrjet ka sjell në Britani 115 emigrantë shqiptar dhe tre turq të fshehur nëpër karavanë të marr me qira, duke rekrutuar korrierë dhe shoferë për transportimin e emigrantëve ilegal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë periudhës mars dhe nëntor të këtij vitit, ka pasur 13 tentativa trafikimi që janë eliminuar nga autoritet e emigracionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumica e emigrantëve të sjellë në Britani kanë qenë të moshës 22 deri në 35-vjeçare, por mes tyre ka pasur edhe gra dhe fëmijë të trafikuar. Sipas zyrtarit të lartë të Home Office, emigrantët paguanin nga 10 mijë sterlina për të ardhur në Britani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?