Trafikanti ia lë policisë kanabisin dhe ia mbath vrapit

Policisë së Vlorës i ka mbetur në dorë (në derë) një thes me 58 kg kanabis mbrëmjen e djeshme, pasi trafikanti që ajo po ndiqte në aksin Orikum – Vlorë e braktisi makinën me mallin dhe ia mbathi vrapit.

Policia e Vlorës njoftoi se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka konstatuar natën e mbrëmshme një automjet i cili po lëvizte në aksin rrugor Orikum-Vlorë, ku dyshohej se transportonte lëndë narkotike.

Menjëherë gjatë ndjekjes, Policia i ka dhënë shenjë për të ndaluar mjetit tip “Mitsubishi-Pajero” me targë AA 281 MZ, por automjeti ka shtuar shpejtësinë në drejtim të Vlorës dhe rreth 50 m afër kryqëzimit për në fshatin Radhimë, është gjetur i braktisur ndërsa autori ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga kontrolli i ushtruar brenda në automjet, seksioni për hetimin e narkotikëve ka gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 58 kg (kilogram) lëndë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lënda narkotike ishte e ndarë në 3 pako, mbështjellë me qese celefoni ngjyrë kafe, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se në këtë vepër penale dyshohet se është i implikuar shtetasi Z.M., 33 vjeç, banues në fshatin Tragjas, Vlorë, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.

Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?