Trafikanti që çon shqiptarët në Angli: ”Janë lekë gjaku”

Marrja e një lejeje qëndrimi të përhershme apo nënshtetësia nga shteti britanik, është e vështirë. Duhet një kontratë pune, një marrëveshje studimi, ose një martesë, ku procedurat zgjasin minimalisht tre vjet e maksimalisht gjashtë.

Prandaj lindi kërkesa dhe oferta e ”trafikantëve të qenieve njerëzore”. Kërkohen gjithnjë e më shumë pasi janë rruga më e shkurtër drejt ishullit dhe kushtojnë nga 7,000 deri në 11,000 paundë britanik për një person të vetëm, mashkull.

Një nga këta trafikues shkruajti në inbox-in e revistës Anabel, gjithë frikë e dyshim mos historia e tij do t’i binte në sy autoriteteve e do të kapej. Përveçse tregon një histori të stërdëgjuar nga një këndvështrim i ri, sjell para nesh dhe dilemën: A është trafikant, apo sekser i BE-së?

Swiss Digital Desktop Reklama

Letra

Swiss Digital Mobile Reklama

“Historia ime e ka zanafillën 5 vite më parë dhe vazhdon ende. E nisa me disa njohje në Facebook me disa shtetas portugezë. I ftova për vizitë këtu dhe pasi erdhën e u njohëm nga afër, ata më ofruan një mundësi për të ndihmuar shqiptarët që donin të pajiseshin me dokumenta europiane. Edhe ata që donin të hynin në Angli me avion e jo me kamion apo anije. Të gjitha këto kundrejt një pagese, gjithmonë pasi të merrnin dokumentat apo pasi të arrinin në Angli.

E nisa punën me të afërmit e mi që donin dokumenta europiane dhe më pas fillova të merresha me ata që dëshironin të iknin në Angli.

Për dy muaj pashë frytet e punës. Edhe pse duhet të qëndroja 16 ose 24 orë në kontakt me njerëzit derisa ca të merrnin dokumentat, e ca të hynin në Angli. Kështu filloi të rritej biznesi dhe po korrte sukses. Gjithmonë punonim me njerëz të besuar, nuk merrnim paradhënie. Paguheshim gjithmonë pasi mbahej premtimi.

Njerëzit filluan të kishin gjithmonë e më shumë besim sepse goja është reklama më e mirë. Asnjë ditë s’kemi fjetur tamam sepse jemi gjithë kohës në kontakt me njerëzit, kontrollojmë a mbërritën shëndoshë e mirë, a morën dokumentat.

Shumë mund t’i quajnë lekë pa djersë, por për mua është më shumë vuajtje. Lodhja psikologjike nuk krahasohet me atë fizike. Të mos harrojmë që ka dështime dhe mërzitje. Shpenzimet janë tonat nëse dikush nuk arrin në destinacion apo nuk merr dokumentat. Jo të gjithë janë të shkathët, jo të gjithë dinë gjuhë të huaj.

Jetojmë në Shqipëri. Nëse nuk ke kushëri, mik, apo krushk një politikan, do gjesh mënyra të tjera për të bërë lekë. Jetesa është shumë e vështirë.

S’di si ta quaj veten: sekser në zyrat e shteteve të BE-së apo trafikant qeniesh njerëzore?

Për mendimin tim janë lekë me djersë, me shumë punë e mund. Edhe pse ju mund t’ju duket si punë luksi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?