Trafikonin emigrantë drejt Anglisë, në pranga 4 shqiptarë

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia angleze në qytetin e Lutonit, pasi dyshohet se trafikonin emigrantë nga Shqipëria drejt Anglisë.

Në pranga kanë rënë Albert Fikaj, 32 vjeç, Afrim Sykaj 41 vjeç, Qemal Isaj 35 vjeç, dhe Valmir Sokolaj, 28 vjeç.

Të arrestuarve u është dhënë masa e sigurisë ‘arrest me burg’ nga Gjykata e Westminster-it. Ata do përballen me ekstradimin në Belgjikë për hetime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët në pranga kanë rënë dhe katër persona të tjerë në shtetin belg, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e të njëjtit grup kriminal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi i strukturuar kriminal, pjesë e së cilit ishin dhe katër shqiptarët e arrestuar, trafikonin emigrantë nga Shqipëria drej Anglisë kundrejt pagesës.
/shqiptarja.com/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?