Trafikonin lëndë plasëse eksploziv C4, policia arreston 2 persona

Policia e Durrësit ka sekuestruar këtë pasdite 40 kallëpë eksplozivë C4 si dhe ka arrestuar 2 persona si posedues të kësaj lënde plasëse.

Të arrestuarit janë, Alfred Gurra, 26 vjeç dhe Drini Lika, 35 vjeç, të dy banues në Krujë.

Arrestimi i tyre erdhi pas informacioneve të marra nga policia se këta persona kishin qëllim që të t’i shisnin lëndët plasëse, një tjetër grupi kriminal. 2 të arrestuarve iu sekuestrua gjithashtu në cilësinë e provës materiale edhe
100 kapsolla detonatore, 43 metër fitil zjarrpërcjellës, automjeti tip Mitsubishi me targa LA7607 A di edhe automjeti tip Benz me targa AA 888 CC.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vijon puna hetimore dhe gjurmuese në zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Trafikimi I armëve, municioneve dhe lëndëve plasëse”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?