Trageti nga Vlora për në Brindisi nuk do të niset sot, shkak moti i keq
Trageti Red Star që niset nga porti I Vlorës, nuk do të udhëtojë sot, më 24 tetor 2018, për në Brindisi për shkak të motit të keq. Njoftimin e ka dhënë porti i Vlorës.
Në njoftimin e Portit Detar Vlorë thuhet:
“Porti Detar” Vlorë sh.a njofton mbi bazën e shkresës së ardhur nga agjensia “Gerveni Travel”, pëfaqësues së kompanisë Northbay Ltd në Shqipëri, se: Trageti “Red Star” nuk do të udhëtojë sot (24.10.2017) për në Portin e Brindisit si pasojë e motit shumë të keq.


