Tragjedi, 17-vjeçarja gjendet e vdekur brenda gjimnazit

Një 17-vjeçarje u gjet e pajetë në tualetin e gjimnazit në qytetin e Fierit. Policia raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në një gjimnaz në qytetin e Fierit, ku 17-vjeçarja me iniciale A.R e cila u gjet e vdekur në tualetin e shkollës private ‘Murialdo’.

Lidhur me këtë ngjarje, policia e Fierit pohon se 17 vjecarja nuk ka shenja dhune në trup, e cila sqaron se nxënësja A.R ka shkuar në tualetin e shkollës dhe nuk ka dalë prej andej për një kohë të gjatë.

Më pas kanë shkuar për kontroll personeli i shkollës dhe disa nga shokët e klasës dhe rreth orës 14:25 e kanë gjetur nxënësen të shtrirë në dyshemenë e tualetit, kanë lajmëruar ambulancën dhe e kanë nisur për në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paraprakisht dyshohet për helmim ose problem shëndetësor. Po bëhet kqyrja nga mjeku ligjor për të dalë në konkluzionin e shkakut të vdekjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së adoleshentes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?