Tragjedi/Mermeri bie mbi makinë, një e vdekur dhe tre të plagosur
Zbardhen emrat e viktimës dhe dy të plagosurve në aksidentin që ndodhi në Lushnje. Burime nga policia pohojnë se ngjarja e rëndë ndodhi kur një mermer i ngarkuar në një kamion rrëshqiti dhe zuri poshtë një makinë të vogël, ku udhëtonin 4 persona.
Tre prej tyre mësohet se ishin një familje, nëna me dy vajzat. Burimet policore thanë se vajza Erinolda Isufaj, 24-vjeçe ka ndërruar jetë. Dy të plagosur janë identifikuar si Dituri Isufaj, 50-vjeçe dhe Mariko Isufaj 26-vjeçe.
I plagosur ka mbetur edhe bashkëshorti i Erinoldës. Ndërsa shpëtoi pa lëndime Shkëlqim Isufaj. Tre të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lushnjes.
Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Nga të dhënat mësohet se një masiv mermeri rrëshqiti dhe ra mbi një makinë pranë fshatit Kasht Bardhë.
KOHA JONË SONDAZH

