Tragjike në Bllok/ Vdesin dy të rinjë nga aksidenti me motor

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku dy të rinj kanë vdekur pasi motori me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga. Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në unazë pranë ish-ambasadës Ruse.

“Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:20, në bulevardin “Bajram Curri”, pranë urës së “Bllokut”, drejtuesi i motorit me targa “AP 105” dhe pasagjeri pas tij ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar.

Drejtuesi i motorit dhe pasagjeri u dërguan menjëherë në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy të rinjtë që udhëtonin me motor, të identifikuar me inicialet, K. H., 21 vjeç dhe E. D., 22 vjeç, rreth orës 21:50, kanë ndërruar jetë në Spital, si pasojë e dëmtimeve të marra”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?