Transparency International: Shqipëria vendi më i korruptuar në rajon
“Transparency International” ne raportin e fundit për Europën dhe Azinë Qendrore sa i takon perceptimit të korrupsionit me titull: “Njerëzit dhe korrupsioni”, arrin në përfundimin se, Shqipëria ka normën e tretë më të lartë të ryshfetit në Europë.
Kjo duke lënë pas vetëm Moldavinë dhe Ukrainën, e që vendin tonë, kjo normë fiksohet pranë 34%.
Në vendet e tjera të rajonit kjo normë është deri në tre herë më e ulët mesatarisht, çka e bën Shqipërinë dhe administratën publike në vende vend, më të korruptuarën në rajon. Diferenca me vendet e tjera të rajonit dhe me pjesën tjetër të Europës vihet re mjaft mirë edhe nga ngjyra e ndezur në hartë.
Raporti tregon kështu se një në tre shqiptarë paguan ryshfet për të marrë një shërbim publik. Nga ana tjetër, shqiptarët sëbashku me qytetarët e Ukrainës, Bosnje Hercegovinës dhe Rumanisë mendojnë se anëtarët e parlamentit janë shumë të korruptuar.
Në vendin tonë, më shumë se gjysma e qytetarëve pohojnë diçka të tillë. Anketimi i Transperency International është bërë mes datave 30 janar 2016 dhe 2 mars 2016.

