Tre projektet për Tiranën që Veliaj i prezanton në Firence

Kryebashkiaku, Erion Veliaj është nisur drejt Firenzes me ftësë të homologut të tij, Dario Nardella. Mësohet se në qendër të bisedës mes Veliajt dhe Nardellës do të jetë projekti për ndriçimin LED, ku Tirana ka filluar që të ndryshojë tërësisht sistemin e saj të ndriçimit të rrugëve, si dhe projekti për një flotë biçikletash “bike-share”, si një mënyrë për të ulur nivelin e ndotjes, që vjen si pasojë e numrit të lartë të automjeteve që qarkullojnë në kryeqytet.

Një tjetër projekt me rëndësi që do diskutojnë dy homologët është edhe ndërtimi i një rrjeti pikash të posaçme për karikimin e automjeteve që funksionojnë me energji elektrike. Pak ditë më parë, Bashkia e Tiranës prezantoi edhe testimin e autobusit të parë elektrik.

Kujtojmë se Nardella e vizitoi pak javë më parë Tiranën, ku u takua me Veliajn të cilin e ftoi për një vizitë zyrtare në Firence.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?