Tre vite nga vdekja e Kacifas, Prokuroria kërkon pushimin e dosjes

Tre vite nga ngjarja e rëndë në fshatin Bularat të Gjirokastrës, ku Kostandin Kacifas, mbeti i vdekur me dy plumba kallashnikovi, prokuroria e Gjirokastrës, ka vendosur të pushojë hetimet për këtë dosje.

Hetimet që nisën qysh prej datës 28 tetor 2018, fillimisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe që më pas u vijuan nga prokuroria e Gjirokastrës, tashmë konsiderohen të mbyllura, pasi prokurori i çështjes, Julian Çafka, ka proceduar me një kërkesë në Gjykatë, duke kërkuar pushimin e procedimit penal nr.824 të datës 24 dhjetor 2019.

Pranë gjykatës së Gjirokastrës dhe policisë së këtij qyteti, se seanca për pushimin e hetimeve për dosjen e Kostandin Kacifas, është zhvilluar nga gjyqtarja, Suela Dashi. Të pranishëm në këtë proces, kanë qenë dhe familjarët e viktimës, të cilët kanë kërkuar të njihen zyrtarisht me aktet hetimore që përmban dosja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?