Tre vlonjatë kapen me 1.6 ton drogë në Bari të Italisë

Tre vlonjatë u arrestuan këtë mëngjes në Bari pasi autoritetet italiane i pikasën duke transportuar më shumë se 1.6 ton drogë të llojit kanabis sastiva me gomone.

Mësohet se gomonia 10 metra e gjatë, me 1650 kg kanabis në bord, është kapur në Bari rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Dy trafikantët dhe drejtuesi i gomones kanë tentuar t’i shpëtojnë policisë duke u hedhur në det, por roja bregdetare italiane ka bërë të mundur arrestimin e tyre, transmeton Report TV.

Swiss Digital Desktop Reklama

Identiteti i shqiptarëve nuk bëhet i ditur, por mësohet se të tre janë nga Vlora. Operacioni është zhvilluar nga roja bregdetare italiane, në bashkëpunim me policinë shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?