Trefishim të analizave falas në spitalet publike
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruar sot se do të trefishohen analizat falas që do të kryhen në spitalet publike.
Këtë e tha në një takim me banorët e Beratit, në fokus të të cilit ishte prezantimi i investimeve të në shëndetësi si dhe njohja me programet e mbrojtjes sociale që janë parashikuar të zgjerohen me buxhetin e vitit 2018.
Ministrja tha se spitali i Beratit do të pajiset me pajisje të reja mjekësore. Po ashtu, ajo tha se do të bëhen investime në spitalet rajonale dhe do të ndërtohen 80 qendra shëndetësore në të gjithë vendin.

