Treguesit fiskalë për 10-mujorin, me deficit 2.3 miliard lekë

Financat publike  gjatë gjithë këtij viti kanë performuar pozitivisht duke treguar stabilitet. Edhe pse  gjysma e parë e këtij viti  korrespondoi me periudhë parazgjedhore apo dhe me mbylljen e marrëveshjes me FMN,  duket se qeveria është treguar e matur  në menaxhimin e financave publike.

Kështu  referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, të ardhurat në buxhetin e shtetit nga administrata fiskale për 10-mujorin rezultojnë 21.3 miliardë lekë  më shumë se një vit më parë. Sipas treguesve fiskalë për këtë periudhë, të ardhurat totale në 10 muaj janë realizuar në masën 356.1 miliardë lekë.

Të ardhurat nga “Tatime dhe Dogana” (përfshirë kontributet e mbledhura nga DPT)  për 10 mujorin 2017, u realizuan në vlerën  242.4 miliard lekë, të ardhurat nga taksa tatimore janë realizuar në vlerën 331.3 miliard lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas këtyre treguesve, shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e dhjetë  të vitit 2017, arritën në rreth  358.4 miliard lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, ky zë ka rezultuar rreth 38.3 miliardë lekë  më shumë. E gjithë kjo periudhë fiskale është shoqëruar me një defiçit buxhetor prej afërsisht 2.3 miliardë lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?