Trekëndshi Tiranë-Durrës-Elbasan, synimi i dyshes Berisha-Meta
Nga Lindita Kokoli-
Fushata elektorale akoma nuk ka nisur zyrtarisht, por në realitet ajo është në vlim prej ditësh. Opozita po sulmon fort kryeministrin Rama pasi e shikon si barrierën kryesore për këto zgjedhje të 14 majit.
Berisha dhe Meta po luajnë fort, duke synuar radikalizmin e situatës politike dhe sociale në vend. Një normalitet shqiptar, ky. Sikurse edhe Rama po të ishte në opozitë, këtë gjë do të bënte.
Duke mos patur fare pushtet në bashkitë e vendit, opozita synon të marrë çfarë të dali para, sepse ishte vetë fajtore që nuk u fut në zgjedhjet e vitit 2019.
Nëse shikon me kujdes Berisha dhe Meta po përqëndrohen në tre bashkitë kryesore;Tiranë, Elbasan dhe Durrës. Në kryeqytet duket shumë e vështirë për opozitën të fitojë për shumë arësye, por më kryesore mbetet se PD-ja në Tiranë mbetet më e përçarë se kudo.
Edhe Elbasanin e ka të vështirë opozita. Ndërsa në Durrës luhet me një kandidat të fortë nga PD si Igli Cara.
Nëse opozita fiton Durrësin praktikisht e ka goditur kryeministrin në të gjitha projektet që Rama po skicon në qytetin më të madh bregdetar të Shqipërisë. Por bindja e madhe në PS se do të fitojnë edhe këshillat bashkiak në të tre këto bashki të mëdha duke absurde, sepse raportet PS-së me PD-PL mund të jenë aty-aty në këshillat bashkiakë.
Faktorin Meta e harrojnë realisht ose e zhbëjnë kastile në mazhorancë. Por janë 110 mijë vota në kohën që Meta nuk ishte kryetar partie. Tashmë votat, për njëmijë arësye, shtohen dhe rrezikon që në Tiranë këshilli bashkiak të drejtohet nga PL me kryetar bashkie Erion Veliaj.
PS-ja nuk është më në kohën e artë të saj. Ka marrë goditje nga qeverisja e këtyre 10 viteve, ka akuza, ministra të qeverive në burg, dosja e ish-agjentit të FBI nuk dihet se si do të mbyllet, ka pakënaqësi nga radhët socialiste për koston e jetëses, etj.
Pra në PS nuk ka shumë entuzizëm në këto zgjedhje.
Por fati në PS mbetet se ka përballë një opozitë e cila ka probleme brenda vetes, më saktë përçarje brenda llojit.