Tritan Shehu: Shpërndajeni këtë parlament turpi, para se shqiptarët të zbresin brenda në sallë

Ish-ministri i Partisë Demokratike, Tiran Shehu shprehet se parlamenti aktual duhet të shpërndahet me njëherë. Në një reagim në Facebook duke komentuar fjalimet pa nivel të deputetëve, Shehu shprehet se  “vazhdimi i këtij parlamenti vetëm rrezikon dy gjera, ose që shqiptaret ta marrin me yhaaaaa deri sa të zbrazin atë salle, ose të marrin të gjithë nga sytë këmbët”.

Ish-ministri i Jashtëm thotë se një arsye më shumë për shpërndarjen e këtij Kuvendi janë fjalimet e deputetëve të blerë nga rilindja që thonë se përfaqësojnë opozitën. “Ky Parlament duhet shpërndarë një orë e më parë…! Një arsye më shume vjen duke dëgjuar “fjalimet” e 42 pupacëve. Në rast të kundërt, po bëhemi çdo ditë e më shumë gazi i botës, e po humbim çdo dinjitet e vlerë. Fatkeqësisht ky Parlament është shume herë më poshtë se dhe mesatarja e nivelit intelektual e profesional të shqiptarëve”,- shprehet Shehu.

Ish-ministri shprehet se degradimi i Kuvendit ka arritur në pikën që kërkon një zgjidhje radikale. “Kjo nuk ka lidhje më pse u krijua kjo situatë, ky tashme është një realitet i hidhur e shkatërrues, që urgjent kërkon një zgjidhje radikale”.

Reagimet për degradimin e Kuvendit vijnë pas disa rasteve ekstreme të deputetëve. Sikur të mos mjaftonin shkeljet ligjore dhe rënia e opozitës në Kuvend, Kujtim Gjuzi rezulton i dënuar për dhunë në familje dhe këto ditë gjykata ka nxjerrë urdhër mbrojtje për gruan dhe djalin e tij. Ndërsa deputeti Kristaq Papa ka mbajtur një fjalim turpi në Kuvend duke folur për përvojat e tij gjatë rinisë me gratë dhe me wiskin.

VIDEO e fjalimit të deputetit Kristaq Papa në Kuvend 

https://www.facebook.com/kohajone/videos/1043944915969399/

SHKARKO APP